Madagaskari njeh Pavarësinë e Kosovës.
Këtë lajm e ka bërë të ditur, Zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, njofton Klan Kosova. “Urime Kosove, faleminderit Madagaskar. Nga sot Kosova dhe Madagaskari kane nga nje mik me shume. Falenderimet e mija te sinqerta per popullin, Presidentin dhe Qeverine e Madagaskarit”, ka shkruar Pacolli.
0 Comments
Gjykata Ndërkombëtare kundër krimeve të luftës në ish-Jugosllavi, ka dënuar sot me burgim të përjetshëm ish-gjeneralin serb Ratko Mlladiq, për krime kundër civilëve në Bosnje.
Mlladiq gjatë kësaj seance ka reaguar ashpër kundër trupit gjykues, duke bërtitur më zë të lartë duke i sharë ata.Por sot një nga të mbijetuarit e kampit të përqendrimit, ishte i pranishëm në Gjykatë duke simbolizuar kështu tmerret e luftës në Bosnjë. Fikret Alic, i cili gjatë luftës bëri xhiron e botës me një foto të tij ku shfaqej i dobët mbrapa një tele me gjemba në 1992, udhëtoi për në Hagë për të parë gjykimin e kryekomandantit brutal Ratko Mlladiq i dënuar për krime lufte. Aliçi në ato kohë u bë “ndoshta figura më e njohur në botë”.Ish gjenerali serb i Bosnjës, Mlladiq, 74 vjeç, u shpall fajtor për vrasjen e 8 mijë burrave dhe djemve muslimanë në Srebrenicë, në Bosnje dhe Herzegovinë moderne.
loading...
Mësohen emrat e zyrtarëve të kabinetit së Muharrem Sfarqes për të cilët u ngrit kallëzim...11/21/2017
Lajmin që Prokuroria Themelore e Ferizajt ka ngritur kallëzim penal për 13 zyrtarë të komunës, e konfirmoi sot kryeprokuroi Shukri Jashari. Ai tha se hetimet janë duke u kryer më shpejt sesa në rastet tjera, ndërsa bëri të ditur se hetimet e deritanishme flasin që ka elemente të veprës penale.
Përveç zyrtarëve komunal, në këtë kallëzim penal figurojnë edhe emrat e drejtorëve komunal, por edhe të disa qytetarëve. Ata janë: Faik Grainca, Skender Baftiu, Premtim Asllani , Afërdita Bibaj, Selvije Ramadani, Basri Musa, Hanife Obrazhda, Ismajl Mehmeti, Lulzim Shabani, Bekim Idrizi, Hazbije Murseli, Nazim Musliu dhe Musa Ibishi. Në këtë kallëzim penal janë të përfshirë edhe disa qytetarë, “Njësia e hetimeve të krimeve ekonomike, sipas udhëzimit të Prokurorit të Shtetit, gjatë hetimeve tre mujore ka arritë të vërtetoj kallëzim penal kundër 13 personave zyrtarë dhe qytetarë të thjeshtë. Bëhet fjalë për veprat penale keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit. Hetimet janë duke u kryer me urgjencë, ato kanë filluar që tre muaj dhe lënda ka rezultuar me kallëzim penal. Lënda është tek prokurori i çështjes dhe ai do të vlerësoj, deri tash ka dyshim të arsyeshëm që ka veper penale”, tha kryeprokurori Shukri Jashari. Grupit që po hetohet i prinë drejtori i Urbanizmit Faik Grainca. Por çuditërisht ai thotë se as që e dinë këtë fakt. “Është hera e parë që e dëgjoj një informacion të tillë nga ju. Punëtorët e mi nuk janë intervistuar nga prokuroria, por unë edhe ata para disa ditësh jemi intervistuar nga krimet ekonomike të policisë, por jo në cilësinë e të dyshuarit por të dëshmitarit. Kjo ka ma shumë se 10 ditë, jemi intervistuar për planin zhvillimor dhe jemi të gatshëm të intervistohemi dhe të bashkëpunojmë ngushtë me organet e rendit që ne nuk kemi bërë asnjë shkelje ligjore në procedurën e planit zhvillimor. Këtu dikush po dëshiron të bëjë kampanjë dhe politikë për interesa të klaneve të ndryshme’’, tha ai. E, Faik Grainca derisa shprehet i sigurtë që s’ka bërë asnjë vepër penale, thotë se e njeh paditësin. “Kush na ka padit e di, është një person që ka interesa dhe ai mendon se mundet ta kap edhe komunën, edhe drejtësinë, edhe Ferizajn. Unë vazhdimisht kam thënë se është mirë kur fillojnë hetimet, gjëja më e mirë është kur udhëheqen hetimet dhe e pershëndes këtë iniciativë. Edhe pse e kam një mospajtim për kohën kur filluan këto hetime. I uroj punë të mbarë prokurorit dhe gjithë atyre që janë duke i kryer hetimet”, tha Grainca. Për këtë çështje serioze nuk ka informacion as i pari i komunës Muharrem Svarqa. Ai deklarohet se nuk është në dijeni që drejtori i tij, bashkë me zyrtarë të tjerë të komunës po hetohen për vepër penale. Svarqa, me duar në xhepa, po mundohet që këtë lajm ta merr me qetësi. Ky rast i cili ka të bëjë me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit zyrtar, ndërlidhet me vlerësimin dhe rivlerësimin e ankesave të qytetarëve nga Komisioni Komunal për Planin Zhvillimor Komunal
Ish kryetari i Komunes se ferizajit Muharrem Sfarqa , bje ne sy nje vendim i ti ku perpara se te largoget beri nje shitje apo ndoshta ishte e blere me buxhetin vetanak , por kishte nje Fan Page me emrin Komuna e Ferizajit ku poblikonte cdo gje ne lidhje me punet e Komunes , por pa pritur dy dite mbas rezultateve te zgjedhjeve kesaj faqes i ndrrohet emri ne Ferizaj INFO , Nuk dihet se Faqja ishte ne administrimin e komunes apo ishte thjesht nje faqe si te gjithat ne ferizaj , por duke shikuar foto me posht me postet qe ishin vetem te komunes se Ferizajit . shikoni foto me poshte dhe vlersoni vete ju.!
www.facebook.com/ferizajinfo05
Ish kryetari i Komunes se ferizajit Muharrem Sfarqa , bje ne sy nje vendim i ti ku perpara se te largoget beri nje shitje apo ndoshta ishte e blere me buxhetin vetanak , por kishte nje Fan Page me emrin Komuna e Ferizajit ku poblikonte cdo gje ne lidhje me punet e Komunes , por pa pritur dy dite mbas rezultateve te zgjedhjeve kesaj faqes i ndrrohet emri ne Ferizaj INFO , Nuk dihet se Faqja ishte ne administrimin e komunes apo ishte thjesht nje faqe si te gjithat ne ferizaj , por duke shikuar foto me posht me postet qe ishin vetem te komunes se Ferizajit . shikoni foto me poshte dhe vlersoni vete ju.!
www.facebook.com/ferizajinfo05
Në kohën që është raportuar për vdekjen e kompozitorit të madh shqiptar, Aleksandër Lalo, mijëra shikues po e ndiqnin atë “live” në programin e së dielës në TV Klan, shkruan portali Syri.net . Por duket qartë që programi i “Klan Tv” paska qenë i regjistruar. Kompozitori i njohur Aleksandër Lalo është ndarë nga jeta mbrëmjen e sotme. Aleksandër Lalo është kompozitor shqiptar i cili ka kompozuar për filma të njohur të kinematografisë shqiptare. Ai ka lindur më 27 prill të vitit 1949, në Tiranë. Rrjedh nga një familje me origjinë nga Leskoviku.
- [ ]
Zotri Kryetar, Agim Aliu, urime fitoren e merituar nga qytetarët e komunës sonë të Ferizajt! Të uroj shumë shëndet në jetên tënde , po ashtu suksese në punë.
Zotri Kryetar, Agim Bahtiri, njëherit dhe bashkpartiak i imi, të uroj fitoren po ashtu edhe ty dhe qytetarëve të Mitrovicês. Me respekt, Labinot Tahiri- Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.
- [ ]
loading...
Loading...
Zotri Kryetar, Agim Aliu, urime fitoren e merituar nga qytetarët e komunës sonë të Ferizajt! Të uroj shumë shëndet në jetên tënde , po ashtu suksese në punë.
Zotri Kryetar, Agim Bahtiri, njëherit dhe bashkpartiak i imi, të uroj fitoren po ashtu edhe ty dhe qytetarëve të Mitrovicês. Me respekt, Labinot Tahiri- Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.
- [ ]
loading...
Loading...
|